Lajme

Posta lëshon pullat postare “Lojërat Olimpike 2022”

Posta e Kosovës, ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike 2022”, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohen Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin, Kinë.

Lexo më shumë  Kurti: Do të përpiqemi maksimalisht t’i evitojmë zgjedhjet, s’kemi emër të përveçëm për president

“Është hera e parë që Kosova garon me dy sportistë në lojëra olimpike dimërore: Kiana Kryeziu, vajza e parë në këto lojëra nga vendi ynë dhe Albin Tahiri, debutues në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, në pesë disiplinat alpine të skitarisë. Republika e Kosovës është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit. Posta e Kosovës do të kujdeset si çdo herë që krahas afirmimit të vlerave tona kombëtare, përmes pullave postare do t’i motivon sportistët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën Ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Lexo më shumë  Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *