LajmeOpinion/Aktualitet

Poshtërimi i Vuçiqit dhe një fijasko e rëndë diplomatike e Serbisë në mbledhjen e mbrëmshme të KS të OKB-së..!

Nga: REXHEP ELEZAJ

Që në fillim duhet theksuar faktin, se fjalimi i përfaqësuesës së UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, ishte tendencioz dhe joreal ndaj gjendjes së serbëve në Kosovë, siç ishte një vlerësim i njëanshëm dhe i pa vërtetë, po sikur të ishte i porositur nga Vuçiqi, e cila, shihej qartë se i mbronte interesat e Serbisë, duke fajësuar qeverinë e Kosovës për vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë. Prandaj, mandatin e UNMIK-ut në Kosovë duhet kërkuar që të heqet sa më parë që është e mundur.

Ndërsa, paraqitja dhe fjalimi i presidentit të Serbisë, A. Vuçiq, ishte fund e krye një shportë plotë me rrena ordinere të tipit akademik të Dobrica Qosiqit; “Se rrena është mjet inovativ i nacionalizmit serb”, duke shpifur dhe trilluar për çdo gjë që fliste për serbët në Kosovë, madje pa u turpëruar fare para botës, se gjoja në “Kosovë e Metohi” serbët na qenkan të rrezikuar nga terrori i shqiptarëve, se gjoja ndaj tyre po ndodh spastrim etnik, se gjoja po ushtrohet dhunë policore ndaj tyre, se me ndalimin e dinarit jeta dhe mbijetesa tyre na qenka rrezikuar, etj., fjalim ky i cili nuk dallonte asgjë nga fjalimet e dikurshme të kriminelit S. Millosheviq ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, që në fakt zbulonte logjikën e kriminalizuar të serbëve si popull dhe si shtet, me tipare të qarta të një hegjemonie plotë racizëm dhe antishqiptarizëm ekstrem, nga e cila mendësi kolektivisht ata nuk janë larguar kurrë deri më sot, sidomos kur bëhet fjalë për kombin shqiptar.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Se, fjalimi i tij ishte një gënjeshtër ordinere mbi situatën e serbëve në Kosovë, se ishte një pamflet në funksion të propagandës antishqiptare të Serbisë, dhe se akuzat të cilat i drejtonte ndaj kryeministrit të Kosovës ishin vetëm një prodhim imagjinar nga koka e tij prej antishqiptari të përbetuar, ai në realitet pas çdo akuze që e drejtonte ndaj “regjimit të Prishtinës”, po e fundoste veten në gropën e zezë të rrenave dhe shpifjeve makabre ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij të qartë dhe me fakte të gjalla e demoloi të tërin çetnikun, alias presidentin e Serbisë, A. Vuçiqin, nxënësin e kriminelit të luftës, V. Sheshelit, duke e bërë që t’i skuqej fytyra dhe vendi një vend të mos e nxinte nga goditjet që i merrte nga një shqiptar, një ish i burgosur politik në burgjet e Serbisë, A. Kurti, i cili me një qetësi dhe elegancë politike ia përplasi në fytyrë këtij racisti të gjitha rrenat dhe shpifjet e tij ndaj “regjimit të Prishtinës”, siç e quante ai qeverinë e Kosovës.

Ajo që duhet theksuar patjetër, kur flasim për paraqitjen dinjitoze të A. Kurti, është momenti historik, kur A. Vuçiqit i mbajti leksion para gjithë botës, se bombardimi i Serbisë në vitin 1999 nga NATO-ja kishte ndodhur, pikërisht për shkak të gjenocidit serb në Kosovë, përndryshe 19 vende anëtare të saj nuk do kishin rënë dakord për një sulm të tillë ndaj Serbisë, sikur regjimi kriminal i Millosheviqit të mos kishte kryer akte kriminale kundër njerëzimit në Kosovë.

Dhe, pikërisht, ishte ky argument vdekjeprurës për neofashistin dhe antishqiptarin e pistë, A. Vuçiqin, i cili mbrëmë pësoi debakël të rënd diplomatik në arenën ndërkombëtare, në mbledhjen e KS të OKB-së, të cilën vetë e kishte thirrur.

Një fakt tjetër që binte në sy gjatë debatit të mbrëmshëm në këtë tubim, ishte ndikimi i diplomacisë serbe tek disa vende të parëndësishme në Afrikë dhe Amerikën Latine, vende të cilat dukej qartë se Serbia i kishte bërë argat të saj me pare, siç ishte Mozambiku, Siera Leone, Malta, Algjeria, Republika e Koresë, Ekuadori, etj., ndërsa dihet se Rusia dhe Kina janë çdo herë pro-Serbisë në gjitha takimet ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player