KryesoreOpinion/Aktualitet

Posedon 40% të Inceneratorit të Tiranës? Kush është Blerim Hoxha dhe si lidhet ai me Baton Haxhiun

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se nuk po i zbulon dot pronarët e tjerë të Inceneratirut të Tiranës; por duhet të veprojë tani, që ish-ministri Arben Ahmetaj, tha se është shqiptari nga Kosova Blerim Hoxha, i cili përveç financimit të fushatave të Edi Ramës, i ka dhënë miliona lekë portalit “Albanian Post” të Baton Haxhiut…

Në intervistën e tij, Arben Ahmetaj, zbuloi një sekret për pronësinë e Inceneratorit të Tiranës, që kryeministri Edi Rama e ka mbajtur te fshehtë prej 6 vitesh.

Por e deklaroi Arben Ahmetaj, duke thënë se 40% të pronësisë në Landfillin e Tiranës, i ka shqiptari nga Kosova, Blerim Hoxha, personi që në shkurt 2015, me miratim të qeverisë “Rilindja”, mori administrimin e uzinës “ARMO” të Ballshit, maskuar pas logos “Tosk Energji”.

Ndërsa në muajin maj 2016, pasi kishte marrë nga “ARMO” 350 milionë Euro të ardhura e nuk u dha pagat punonjësve, ia mbathi e prej 4 vitesh, pagat po i shlyen qeveria nga buxheti i shtetit.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Po me lejen e qeverisë si ortake 15%, Blerim Hoxha e shiti ARMO-n fiktivisht me 3.5 milionë lekë, të firma fantazmë “CFD Conseils Sarl” të cilën ai dhe Edi Rama e reklamuan si gjoja kompani amerikane, por faktikisht ishte firma e Blerim Hoxhës dhe e mafiozit Bernard Çumashi.

Nga një verifikim i thjeshtë që bëri “Pamfleti”, zbuloi se fijet lidhëse të Blerim Hoxhës, që ka 40% pronësi në Landfillin e Tiranës, janë mpleksur me Baton Haxhiun, këshilltar i kryeministrit Edi Rama; pronar i portalit qeveritar “Albanian Post”; Drejtor Marketingu i Spitalit Amerikan, Drejtor Marketingu i kompanisë “Devolli” që fut miellin e qumështin serb në Shqipëri dhe ndërlidhës mes Ramës e Vuçiqit.

Konkretisht, për aktivitetet bankare dhe kontaktet me institucionet shtetërore të bizneseve të tyre, Baton Haxhiu dhe Blerim Hoxha i Inceneratorit të Tiranës, kanë të njëjtin punonjës të quajtur Arbër Osmani, me kompetenca të plota për të kryer çdo veprim në emër të tyre.

Nuk është rastësi, që Blerim Hoxha i Inceneratorit të Tiranës është financues i fushatave dhe aktiviteteve të partisë së Hashim Thaçit dhe financues i partisë “Rilindja” të Edi Ramës; ndërsa Baton Haxhiu, përveçse këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe i ish-kryeministrit e presidentit Hashim Thaçi dhe ndërlidhës i tyre me Vuçiqin, ka marrë miliona lekë nga Inceneratori i Tiranës.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Por edhe një fakt tjetër: Deri më 21 janar 2021, kompania “Albanian Post” e Baton Haxhiut dhe Blerim Hoxha i Inceneratorit të Tiranës, e kishin adresën në të njëjtën zyrë te kulla e oligarkut Bashkim Ulaj, ndërsa pasi nisi hetimi për Inceneratorin e Tiranës, Batoni shkoi te kulla e stadiumit.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se nuk po i zbulon dot pronarët e tjerë të Inceneratorit të Tiranës; por duhet të veprojë, tani që ish-ministri Arben Ahmetaj, tha se është Blerim Hoxha, i cili përveç financimit të fushatave të Edi Ramas, i ka dhënë miliona lekë nga inceneratorët, portalit “Albanian Post” të Baton Haxhiut. /Pamfleti/

YouTube player