Bota

Portugalia, vendi i parë që braktis rregullat e BE-së për Brexit

Portugalia është vendi i parë që braktis rregullat e BE-së për Brexit për kontrollet kufitare për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Euronews.

Rregullat e reja të udhëtimit kanë qenë në fuqi pasi Britania e Madhe nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian, më 31 janar 2020.

“Kjo duhet të sigurojë akses më të madh për udhëtarët tanë të çmuar britanikë, teksa po shkojmë në periudhën e verës. Ne jemi të kënaqur që e kemi bërë udhëtimin në Portugali edhe më të qetë për ata që janë në gjendje ta shfrytëzojnë”, tha Luis Araujo, presidenti i ‘Turismo de Portugal’.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Portat elektronike mendohet të jenë të disponueshme për vizitorët nga Australia, Zelanda e Re, Singapori dhe Japonia gjithashtu.

Udhëtarët britanikë përbënin shumicën e vizitorëve në Portugali në janar dhe shkurt të këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *