BallinaBota

Portugalia merr presidencën e radhës të BE-së

Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca e BE-së nga sot do jetë në duart e Portugalisë. Ky shtet do ta mbaje presidencën për gjashtë muaj me rradhë.

“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të marrësh drejtimin nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel”, shkroi kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa në Twitter.

Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.


Nën flamurin “Koha për të dhënë: një rigjenerim të drejtë, të gjelbër dhe dixhital”, gjatë presidencës së saj Portugalia ka në plan të përqendrohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian.

Pas Portugalisë pritet që presidencën ta marrë Sllovakia.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Rruga Press

YouTube player