Kuriozitete

Portret me kafe, terapia falas nga artisti shqiptar

“Arti me kafe është një ndër terapitë më të suksesshme. Të ndihmon që të tejkalosh situata të vështira, të tilla si ato të përjetuara gjatë pandemisë apo një tërmeti”, ka thënë artisti shqiptar, David Kryemadhi

Artisti shqiptar David Kryemadhi e zhyt brushën e tij në kafe dhe me kujdes e skicon fytyrën e një myshteriu të kafenesë, me shpresën që ofrimi i një portreti falas do të ngjallë buzëqeshje pavarësisht ankthit nga pandemia.

Shumë shqiptarë e marrin daljen në kafene si diçka vitale dhe shënojnë gati çdo ditë me dalje në kafene. Shteti me 2.8 milionë banorë ka numrin më të lartë të kafeneve për kokë banori.

“Arti dhe kafeja ndihmojnë shumë njerëz”, ka thënë Kryemadhi për AFP-në, në qytetin bregdetar, Durrës. “Momenti i qetësisë dhe reflektimit duke përdoruar portretet u ndihmon njerëzve të tjerë që të kenë vetëbesim dhe të shohin botën me një sinergji pozitive, me një këndvështrim më të hapur”.

Kryemadhi e përdor kafenë si ngjyrat e ujit tek realizon portrete me një të kafenjtë të ndritshme – dhe duke shtuar ujë për të krijuar hije të ndryshme.

Në kafenenë e Shqipërisë ai ka gjetur një hapësirë natyrale për llojin e tij të terapisë.

Për të gjetur personazhet e tij për pikturë, ai fillimisht bisedon me konsumatorët para se t’u ofrojë një portret falas.

“Më ka ardhur shumë mirë”, ka thënë studentja Aleksandra gjersa priste që portreti i saj të thahej. “Në këtë pikturë gjej të gjitha emocionet e mia, gjërat që me shqetësojnë dhe mendimet e mia. Një terapi e suksesshme”.

Eva Allushi nga Universiteti i Durrësit sqaron se kafenetë në Shqipëri janë “një formë esenciale e jetës shoqëror”, ku njerëzit ndihen të lirë të shprehen për vetveten.

“Inovacioni në artin e Davidit është fakti se ai ndërton lidhje në mes të myshterinjve të tij”, ka thënë ajo.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, në vend janë rreth 600 kafene për 100 mijë banorë – përqindja më e lartë në botë.

Kryemadhi ka thënë se ai shpreson që portreti i tij do të ndihmojë në zbutjen e stresit në Durrës të shkaktuar nga pandemia, një vend akoma në rishërim nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019, që la të vdekur disa njerëz dhe me qindra të tjerë të pastrehë.

“Arti i kafesë është një nga terapitë më të suksesshme”, ka thënë Kryemadhi.

“Të ndihmon që të tejkalosh situatat e vështira, të tilla si ato që kemi përjetuar me pandeminë dhe tërmetin”.

Rruga Press

YouTube player