Lajme

Porti turistik i Vlorës, qeveria miraton kontratën e qirasë 1 euro për koncesionin

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit, më 13 tetor, kontratën e qirasë me vlerë një euro për koncesionin e ndërtimit të portit turistik në Vlorë. Projekti u fitua nga bashkimi i disa operatorëve, të cilët janë bashkimi i kompanive: “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k.,  dhe “Marina Projects”.

Të gjitha do të marrin me qera me vlerën 1 euro mbi 57 mijë metra katrorë pronë shtetërore, më konkretisht vendin ku sot ndodhet porti i Vlorës.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Qiraja është 20-vjeçare ndërsa koncesionari duhet të investojë rreth 98 milion dollarë për projektin që duhet të përfundojë brenda 72 muajve. Po ashtu, firma duhet të punësojë mbi 100 puntorë, ndërsa do të duhet të fillojnë punimet në zonën e triportit, për ta kthyer atë të fundit në portin e mallrave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *