Lajme

Porti i peshkimit në Durrës, pranë qytetit dhe larg qytetarëve

Hapja e portit të peshkimit për qytetarët dhe vizitorët do ta kthente këtë hapsirë tregtare në në pol për zhvillimin e turizmit.

Porti i peshkimit në Durrës është ndërtuar 10 vjet më parë, por në mjediset e tij nuk mund të futesh pa një leje portuale.

Megjithëse mund të kthehet në një hapësirë atraktive, e cila mund të vizitohet jo vetëm për qëllime biznesi por edhe turizmi, porti i peshkimit vazhdon të jetë i mbyllur për qytetarët vendas dhe të huaj.

Rindërtimi i shëtitores bregdetare 3 vjet më parë e afroi publikun shumë pranë urave ku ankorohen barkat e peshkimit, por muri i betonit që i ndan njerëzit e interesuar nga ky port është ende në këmbë.

Mjafton të zgjatet shtëtitorja në një gjatësi prej 100 metra e të hapet hyrja për në portin e peshkimit, qyteti do të fitonte përmasën e merituar të një biznesi tradicional në qytetin bregdetar.

Lexo më shumë  Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Në kushtet e hyrjes  së bllokuar, mjaft qytetarë të moshave të ndryshme ngjiten mbi digën me gjatësi 5 metra për të parë më nga afër urat ku rrinë pranë njera tjetrës rreth 100 motopeshkatore, por sidoqoftë shëtitja e tyre është sa e paligjshme edhe e rrezikshme.

Porti i  peshkimit mbetet pjesë e mjediseve të Autoritetit Portual, dhe në territorin e tij aplikohen masa të njejta sigurie.

Ndërtimi i urave dhe kalatave në basenin me sipërfaqe 13 hektarë ka krijuar kushte normale pune për peshkatarët dhe armatorët e anijeve, të cilët e depozitojnë peshkun përkohësisht në magazinat e ndërtuara brenda territorit të këtij porti.

Bashkia e qytetit, megjithë projektet e mëparshme për ngritjen e një merkatoje peshku në zonën e Shkozetit nuk  ka mundur ende që ta bëjë realitet këtë kompleks mjaft të nevojshëm për qytetit.

Peshku vazhdon të  shitet vetëm në disa pika tregtimi, e ndonjëherë edhe me karroca ambulante në rrugë.

Lexo më shumë  Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33%

Sipas specialistëve, sipërfaqja e lirë brenda territorit të portit të peshkimit e bën krejtësisht të mundur edhe ndërtimin e merkatos së peshkut dhe shitjne e tij me çmime të shumicës dhe pakicës, pikërisht në vëndin ku atë e sjellin të freskët motopeshkatoret.

Ndryshe nga përplasjet e forcave politike, të cilat 10 vjet më parë mbrojtën qëndrime të ndryshme kur diskutohej projekti për ndërtimin e portit të peshkimit, tani vendimi për ngritjen e merkatos së peshkut si dhe i rrugës për qarkullimin e automjeteve të specializuara nga qyteti në port nuk po diskutohen më.

Por ndërsa për diskutimin rishtaz e këtyre projekteve që kërkojnë edhe investimet përkatëse mund të nevojitet edhe qëndrimi i specialistëve, vazhdimi i shëtitores dhe lëvizja e lirë e qytetarëve drejt portit të peshkimit mund të realizohet me lehtësi.

Mjafton vullneti i mirë!/reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *