BallinaLajme

Porti i Durrësit, ministrja Balluku: Do të kthehet në një port turistik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte këtë të shtunë në portin e Durrësit i cili do të rialokohet në zonën e Porto Romanos për ta bërë portin aktual në një port turistik, sicc tregoi dhe Belinda Balluku gjatë vizitës së saj.

Ajo sqaroi se kur fillimisht është ndërtuar ky port popullsia ka qenë më e vogël dhe tashmë, me shtimin e popullsisë edhe problemet janë më të mëdha.

Lexo më shumë  Harta, 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë

Ndotja e ambientit, zhurmat, trafiku i mjeteve të rënda ishin disa nga problemet kryesore që përmendi Balluku.

“Synimi i qeverisë është që Durrësi, sidomos edhe pas tërmetit të 26 nëntorit, të kthehet në një qytet turistik me vlerë të madhe jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin,” – tha ministrja Balluku.

Sipas asaj që tha ministrja janë dizenjuar disa hapa për fillimin e punës duke filluar nga plani për rialokimin e portit komercial aktual  dhe deri te nisja e projektit të ballinës ujore.

Lexo më shumë  Kurti për ditën e 1 Majit: Kjo qeveri ka qenë në anën e punëtorëve jo vetëm me fjalë, por me ligje të miratuara, buxhet të zbatuar dhe vendime konkrete
YouTube player