Lajme

Popullsia ra me 32 mijë vetë vitin e kaluar, Shqipërisë po i pakësohen burrat

Instituti i Statistikave raportoi se popullsia e Shqipërisë u pakësua me 31 mijë e 807 vetë vitin e kaluar për shkak të emigrimit dhe rënies së shtesës natyrore. Sipas INSTAT, krahasuar me fundin e vitit 2021, popullsia u zvogëlua me 1.1 për qind.

“Popullsia e Shiqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1,1 %, krahasuar me 1 janar 2022,” raportoi zyra e Statistikave.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022, Shqipëria regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje duke shënuar një shtesë natyrore të papërfillshme të popullsisë. Por në të njëjtën kohë, gjatë vitit 2022, u larguan nga Shqipëria plot 46 mijë e 460 persona në emigrim, me një rritje prej më shumë se 10 për qind krahasuar me vitin 2021.

Por në të njëjtën kohë është rritur ndjeshëm edhe numri i imigrantëve, atyre që vijnë të jetojnë në Shqipëri, i cili për vitin e kaluar rezultoi 13 mijë e 963 persona ose 52 për qind më shumë se një vit më parë. Rritja e fortë e imigrantëve shpjegohet me faktin se bizneset shqiptare po marrin gjithmonë e më shumë punonjës nga vendet e botës së tretë, në mungesë të krahut të punës në Shqipëri.

Lexo më shumë  Komuna bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Përparim, hap krahun e përparimit të Kosovës

Megjithatë migracioni neto, (diferenca midis atyre që erdhën dhe atyre që ikën) shënoi vlerën vlerën – 32 mijë e 497 banorë.

Pakësohen burrat, plaket popullsia

Një tjetër tregues I popullsisë që u përkeqësuar gjatë vitit të kaluar ishte raporti gjinor. Nëse në 1 janar të vitit të kaluar në Shqipëri jetonin 98,6 meshkur për 100 femra, në 1 janar të këtij viti shifra ka rënë në 98,0 meshkuj për 100 femra. Edhe ky është një fenomen që shpjegohet me emigrimin e popullsisë, pasi meshkujt janë më të prirur për t’u larguar nga vendi.  

Lexo më shumë  “Shko te shokët”, Veliaj nxjerr punëtorët e bashkisë të fshijnë parrullat nëpër mure (FOTO)

Përtej mpakjes tani Shqipëria po përballet edhe me trendin e plakjes. Gjatë vitit 2022, mosha mediane e popullsisë u rrit me 0.6 vite duke arritur në 38.8 vjec, nga 38.2 vjeç që ishte në vitin 2021. Kjo pasi shqiptarët po lindin gjithmonë më pak.

“Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3 %, krahasuar me një vit më pare,” raporton INSTAT.

Kjo ka bërë që raporti i varësisë së të rinjve i shprehur si raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç, uzvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0 % në 23,8 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1 % në 24,4 % gjatë të njëjtës periudhë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *