Bota

Popullsia e botës arrin 8 miliardë

Sipas një vlerësimi zyrtar të OKB-së, popullsia e botës ka tejkaluar 8 miliardë banorë.

Kombet e Bashkuara e quajnë këtë gjë një moment historik të rëndësishëm në zhvillimin njerëzor dhe një kujtesë, në kulmin e samitit COP27, të përgjegjësisë sonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë.

Për OKB-në, kjo rritje e paprecedentë paraqet sfida të mëdha për vendet më të varfra.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Natalia Kanem, drejtoreshë e Fondit të Popullsisë së OKB-së u bëri thirrje vendeve të mos futen në panik, por në vend të kësaj të përqendrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.

Zyrtarja e OKB e pranon se ka ekspertë që shprehin shqetësime se bota jonë është e mbipopulluar dhe burime të pamjaftueshme.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Por Kanem paralajmëroi se nëse qeveritë përqendrohen vetëm te numrat, ata rrezikojnë të vendosnin kontrolle të popullsisë për të cilat historia ka treguar se janë të paefektshme dhe madje të rrezikshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *