Sport

Polonia, Suedia dhe Çekia kërkojnë të mos luajnë me Rusinë, UEFA merr vendimin të premten

Federatat e futbollit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke kanë dalë kundër Rusisë për veprimet që ka ndërmarrë kjo e fundit kundër shtetit të Ukrainës. Polonia, Suedia dhe Republika Çeke janë së bashku në një grup me Rusinë në play-off të botërorit “Katar 2022”.

Të tre ato i kanë bërë kërkesë UEFA-s që të mos luhet asnjë përballje në shtetin rus, pavarësisht se shorti vendosi të kundërtën. Thuhet se kjo çështje do të diskutohet gjithashtu në mbledhjen e jashtëzakonshme që UEFA do të ndërmarrë ditën e nesërme, ku do të flitet edhe për finalen e Champions që parashikohej të luhej në San Petersburg.

Lexo më shumë  Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

Edhe UEFA të dalë kundër vendimit të Vladimir Putin për ndërhyrjen ushtarake. Organizata që drejton futbollin në Europë, sot ka mbajtur një mbledhje emergjence të Komitetit Ekzekutiv, teksa në fund doli me këtë deklaratë:

“UEFA ndan shqetësimin e ndjeshëm të komunitetit ndërkombëtar për situatën e sigurisë që po zhvillohet në Europë dhe dënon me forcë pushtimin ushtarak të Rusisë që po vazhdon në Ukrainë.

Si organ drejtues i futbollit europian, UEFA po punon në mënyrë të palodhur që të zhvillojë dhe promovojë futbollin në përputhje më vlerat e përbashkëta europiane si paqja dhe respekti për të drejtat e njeriut, sipas frymës së Kartës Olimpike.

Ne qëndrojmë të patundur në solidaritetin ndaj komunitetit të futbollit në Ukrainë dhe jemi të gatshëm t’i shtrijmë dorën popullit ukrainas. Ne po përballemi me këtë situatë me seriozitetin dhe urgjencën maksimale. Vendimet do të merren nesër”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *