Bota

Polonia neutralizon sulme të shumta kibernetike nga Rusia dhe Bjellorusia

Ekspertët e sigurisë së Polonisë kanë njoftuar të hënën se kanë neutralizuar sulmet kibernetike dhe tentimet për shantazh online nga grupet që po vepronin në shërbime të Rusisë dhe Bjellorusisë, shkruan agjencia “AP”. 

Zyrtarët kanë thënë se Polonia ka regjistruar deri 1000 sulme ditore online, që shënjestër kishin institucionet dhe agjencitë qeveritare. Këto sulme janë të ndërlidhura me përkrahjen që Polonia ia ka dhënë Ukrainës në luftën me Rusinë që po zgjat mbi dy vjet. 

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Grupi ka bllokuar sulmet që synim kishin për të siguruar qasje në informata shtetërore dhe të kompanive individuale dhe më pas të shantazhohet me to, ka thënë ministri i Çështjeve Digjitale, Krzysztof Gawkowski. 

Ai ka thënë se në pjesën e parë të vitit 2024, më tepër se 400 tentime apo sulme të suksesshme kibernetike janë regjistruar, krahasuar me 370 mijë në gjithë vitin e kaluar. 

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Qeveria e Polonisë planifikon një legjislacion të ri për ta forcuar sigurinë kibernetike, ka thënë Gawkowski. 

Rruga Press

YouTube player