Bota

Polonia ka dërguar mbi 200 tanke në Ukrainë gjatë javëve të fundit

Polonia ka dërguar mbi 200 tanke T-72 në Ukrainë gjatë javëve të fundit, tha të premten Polskie Radio, radio kombëtare e shërbimit publik të Polonisë, duke cituar agjencinë e lajmeve IAR.

Deri më tani, Polonia i ka ofruar Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë 1.6 miliardë dollarë, tha javën e kaluar kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Lexo më shumë  “Putini nuk duhet të fitojë”, Rutte: Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të vazhdojë, Rusia mbetet kërcënim për Evropën

Përveç tankeve, tha Polskie Radio, pajisjet përfshinin gjithashtu dhjetëra automjete luftarake të këmbësorisë dhe 2S1 Carnation vetëlëvizëse, dronë, raketa-hedhës të shumëfishtë Grad dhe sisteme të mbrojtjes ajrore portative Piorun (Thunderbolt).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *