Bota

Polonia: Imigrantëve nuk i njihet e drejta për azil. Ndërtim muri me Bjellorusinë

Parlamenti i Polonisë ka miratur së fundmi disa amendamente që i japin të drejtë autoriteteve të kthejnë azilkërkuesit pa shqyrtuar kërkesat e tyre. Sipas këtij vendimi një person që kapet në kufi në mënyrë të paligjshme mund të urdhërohet të lërë territorin e Polonisë nga një përfaqësues lokal i kufirit.

Personit i njihet e drejta për të apeluar te komandanti përkatës por pa penguar zbatimin e urdhërit të mëparshëm.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

Ky ligj raportohet se bie ndesh me ligjin ndërkombëtar që u njeh imigrantëve të aplikojnë për të azil dhe se kthimi i tyre pas në vendin e origjinës, nëse kjo paraqet rrezik për jetën e tyre, është e paligjshme.

Po kështu raportohet se Parlamenti ka miratuar ndërtimin e një muri me Bjellorusinë që kushton 350 milionë dollarë, nisur nga të dhënat se Minsku po nxit kalimin e imigrantëve drejt BE-së./res/

Lexo më shumë  Trumpi pas humbjes: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *