Bota

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë për shkak të frikës së Wagnerit

Perspektiva e transferimit të mercenarëve nga grupi rus Wagner në Bjellorusi si pjesë e marrëveshjes së arritur për t’i dhënë fund kryengritjes së tyre, e ka bërë Poloninë tepër të kujdesshme ndaj fqinjit të saj, raporton BBC.

Një kufi i shënuar dikur nga disa shtylla prej druri, tashmë është transformuar në rrethoja të larta metalike, kamera termike e drita të forta.

Ato u instaluan pasi Bjellorusia filloi të inkurajonte mijëra emigrantë të kalonin në Poloni dy vjet më parë në atë që Varshava e quan akt të luftës hibride. Minsku dhe Moska janë aleatë të ngushtë.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Përpara samitit të NATO-s të kësaj jave në Lituani, qeveria polake ka paralajmëruar se forcat Wagner mund të përdoren për të shkaktuar më shumë telashe, kështu që po vendos qindra oficerë shtesë në kufirin e saj lindor si përforcime.

“Kërcënimi më i madh është se fqinji ynë, Bjellorusia, është plotësisht i paparashikueshëm”, ka shpjeguar Michal Bura i rojës kufitare lokale, “megjithëse gjithçka është e qetë teksa po flasim – përveç tufave të insekteve të egra të verës në fushat e grurit”.

“Duhet të jemi gati për çdo zhvillim. Ndoshta Wagneri do të shkaktojë probleme, por askush nuk e di pse ata po shkojnë atje ose për çfarë po përgatiten”.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur Yevgeny Prigozhin dhe banda e tij mercenarësh hynë pa pengesa në qytetin jugor rus të Rostovit, duke dërguar një grup të dytë të armatosur që marshonte drejt Moskës, por fati i kryengritësve ende nuk dihet.

Rruga Press

YouTube player