Bota

Polonia e gatshme të ndihmojë ata që janë të detyruar të largohen nga Ukraina, thotë Ministri i Mbrojtjes

Polonia është e gatshme të ndihmojë njerëzit që do të detyrohen të largohen nga Ukraina në rast të një pushtimi rus, tha të premten ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

“Sa i përket krizës që sigurisht do të shkaktohej nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën, dua të theksoj se ne jemi të gatshëm të ndihmojmë ata që do të detyrohen të largohen nga Ukraina”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *