Bota

Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë

Parlamenti i Polonisë votoi të premten për ndërtimin e një muri në kufi me Bjellorusinë, për të bllokuar fluksin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në Poloni.

Mijëra njerëz – kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia – kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e Polonisë, muajve të fundit.

Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.

Lexo më shumë  BE gati një paketë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Muri prej 5.5 metrash do të kushtojë 353 milionë euro.

Legjislacioni tani do t’i kalojë presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, i cili pritet ta nënshkruajë atë.

Muri – i pajisur me sensorë dhe sisteme monitorimi – do të mbulojë rreth gjysmën e kufirit të Polonisë me Bjellorusinë, i cili ka një gjatësi prej 400 kilometrash.

Qeveria planifikon ta ndërtojë atë deri në verën e ardhshme.

Lexo më shumë  NATO i përgjigjet paralajmërimit rus për Kaliningradin, dënon ‘retorikën bërthamore të papërgjegjshme’

Polonia thotë se aktualisht rreth 500 njerëz në ditë bëjnë përpjekje të kalojnë ilegalisht në territorin e saj nga Bjellorusia.

BE-ja thotë se Bjellorusia e lehtëson kalimin e migrantëve në shtetet fqinje të BE-së, në përgjigje të sanksioneve.

Blloku evropian ka sanksionuar regjimin bjellorus për shkak të shtypjes së opozitës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *