Bota

Polonia do të ndalojë importet e thëngjillit nga Rusia

Polonia ka miratuar një projektligj që do të ndalonte importin e thëngjillit rus, ka thënë zëdhënësi qeveritar, Piotr Muller.

Ky shtet u ka kërkuar partnerëve të Bashkimit Evropian që të vendosin embargo në blerjen e energjisë ruse, mirëpo nuk ka arritur t’i bindë deri më tani.

Muller ka thënë se Qeveria nuk mund të presë më BE-në andaj ka vendosur që ta marrë vendimin e vetme.

Lexo më shumë  Forca të shumta policie, xhandarmëri dhe pranga në institucione/ Regjimi i Vuçiqit mbyll punonjësit brenda ndërtesave qeveritare – nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Polonia është prodhuesja më e madhe e thëngjillit në bllokun evropian, mirëpo minierat e saj nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të thëngjillit që nevojitet për ngrohje të shtëpive, shkollave dhe spitaleve.

Disa prej termocentraleve të saj djegin edhe thëngjill rus.

Me 2020, Polonia ka blerë tre çerekë të 12.8 milionë tonëve të thëngjillit nga Rusia.

Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij australian për blerje të thëngjillit nga Australia.

Lexo më shumë  Përndjekja e grave në Afganistan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *