Lajme

Gërvalla: Antarësimi i Kosovës është në interes të BE-së

Antarësimini Kosovës në Bashkimin Evropian është në interes të vetë BE-së, pasi do të ruante paqen brenda gjeografisë së BE-së, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për “Newsweek”.

Gërvalla ka thënë se Kosova e përkrah kërkesën e Ukrainës për antarësimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Sipas saj, duhet të ketë një proces të pranimit të shpejtë të zgjerimit dhe jo vetëm për Ukrainën, por për të gjitha shtetet e Ballkanit që janë të përkushtuara për integrim evropian.

“Situata aktuale është shumë komplekse dhe e rrezikshme. Kjo nuk vlen vetëm për situatën në Evropën Lindore dhe Ukrainë, por për më tepër, situatës në përkeqësim në Ballkan. Prandaj po avokojmë për ‘pranim të shpejtë’ jo vetëm për Ukrainën, por edhe Kosovën dhe shtetet tjera të Ballkanit që janë të përkushtuara në të vërtetë për parimet e BE-së. Nuk e bëjmë këtë vetëm për interes tonin, por është edhe në interes të vetë BE-së; është për ruajtjen e paqes brenda gjeografisë së vetë BE-së”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Gërvalla ka përsëritur qëndrimin e Kosovë se “BE-ja s’mund të jetë kurrë e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se BE-ja duhet të jetë e hapur për të gjithë shtetet evropianë që janë të përkushtuar te vlerat e BE-së, siç janë demokracia dhe sundimi i ligjit”.

Pesë shtete anëtarë të Bashkimit Evropian ende s’e njohin Kosovën si shtet – Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania e Qipro. Pa pasur përkrahjen e të gjithëve, Kosova s’mund të pranohet në bllokun evropian. Ende s’ka aplikuar për antarësim. Ndërkaq, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Kosova ka shtuar zërin me kërkesën për pranim në NATO. Aty janë katër shtete mosnjohëse – pasi Qiproja s’është pjesë e aleancës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *