Bota

Polonia deklarohet si Franca: Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave në Ukrainë

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski iu përgjigj pozitivisht fjalëve të fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, për mundësinë e vendosjes së forcave perëndimore në Ukrainë.

“Prania e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme”, shkroi Sikorski mbrëmë në platformën X.

“Unë e vlerësoj iniciativën e presidentit francez Emmanuel Macron sepse ka të bëjë me frikën e Putinit, jo se ne kemi frikë nga Putini”, vazhdoi ai.

Polonia ka qenë një aleat i vendosur i Ukrainës që kur Moska filloi pushtimin e shtetit ukrainas në shkurt të vitit 2022.

Qëndrimi i Sikorskit është në kontrast me atë të kryeministrit polak, Donald Tusk, i cili deklaroi javën e kaluar se Polonia nuk e ka ndërmend të dërgojë forca në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Kujtojmë se Macron shkaktoi një sërë reagimesh kur tha se dërgimi i forcave perëndimore në Ukrainë nuk ishte jashtë diskutimit.

“Sot nuk ka konsensus për vendosjen zyrtare të forcave tokësore”, tha udhëheqësi francez dhe shtoi se “Por, asgjë nuk mund të përjashtohet në dinamikë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”.

Ndryshe, ushtria franceze si kurrë më parë ka nisur të stërvitet në një kamp, i cili është më i madh se Parisi.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet
YouTube player