KryesoreLajme

Politikbërës dhe afatbërës

Shkruan Agim Morina

U tha nga goja e përfaqësuesit të LDK-së ajo që tashmë e dinin të gjithë: ata kanë pushu së qeni politikëbërës, janë kthy në afatbërës, apo ma saktë afatpërmbushës. E thoshin këtë shum vëzhgues të kujdesshëm, herë drejtpërdrejt, herë me rrotlla, herë me shaka, herë me ironi. Dikush nuk besonte. Dikush mendonte se krejt këto thuheshin prej urrejtjes kundër LDK-së.

Tash u vërtetu. U vulos. U bë e qartë. Dhe u bë mirë që u qartësu, sepse kishte plot njerëz fisnikë në LDK që nuk mund ta besonin këtë. Por, vërtet, cili ësht dallimi mes politikëbërësit dhe afatbërësit?

Politikëbërësi merr pjesë në zgjedhje me një program dhe me një plan veprimi të caktuar. Nëse fiton në zgjedhje përpiqet me realizu sa ma shum pika nga plani që i ka premtu votuesve të vet. As që duhet me u përmendë që politikëbërësi mbron deri në vdekje vullnetin dhe interesat e atyre që i përfaqëson, përndryshe çdo veprim tjetër politik e humb kuptimin.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli: Kosova krenohet me rritjen e përqindjes së grave të punësuara, 40 për qind e vajzave përfshihen në tregun e punës

Afatbërësi, njësoj, merr pjesë në zgjedhje, paraqet një program e plan veprimi dhe, sapo fiton në zgjedhje, harron kë përfaqëson, harron vullletin e votuesit që e ka sjellë në atë pozitë, i tëhollon vetullat, vendos përfundi cica fallc, mbath çorape të kuqe me llastikë kapë për brekëza të holla e të tejdukshme me tentene dhe sigurohet se ka ngat vetes ndonjë kamxhik, pranga, maskë e çizme të gjata meshini që, në rast se padroni politik qëllon me qenë farë maniaku seksual dhe don që gjatë seancave erotike m’ia rrehë ngapak vithet, ky me qenë gati me gjithçka e për gjithçka.

Lexo më shumë  Fuqizimi i ushtrisë, ministri Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

Edhe kjo, sado e pangjarë që të duket, do të ishte krejt në rregull nëse objekti që dhunohet këtu nuk do të ishte vullneti i popullit, aj vullnet nëpërmjet të cilit ky afatbërës, apo ma saktë ky afatpërmbushës, ka marrë rolin e përfaqësuesit të po këtij vullneti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *