Bota

Politikani serb: Vuçiqi po kontrollon Bosnjën dhe Malin e Zi

Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor që nxorën fituese partinë e presidentit Aleksandër Vuçiqin.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.

Lexo më shumë  Trumpi ndryshon deklaratën, tani thotë se Rusia ka pushtuar Ukrainën

Politikani serb Nenad Čanak tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiqi është kërcënim për gjithë rajonin pasi ai po e shtrin pushtetin e tij edhe në Bosnjë dhe në Mal të Zi.

“Absolutisht po, e prisja këtë fitore aq të thellë të Vuçiç. Në këtë moment Vuçiç po kontrollon jo vetëm të gjitha mediat në Serbi dhe të gjitha burimet  shtetërore po edhe gjysmën e Bosnjës, Republikën Srpska dhe një pjesë të mirë të Malit të Zi. Dhënia e nënshtetësisë për shumë mbështetës të tij jashtë Serbisë bëri që disa dhjetëra mijëra njerëz të vinin të votonin në Serbi edhe pse nuk jetojnë këtu. Kombinuar kjo me dobësinë e opozitës që nuk ofroi një alternativë konkrete përballë regjimit, ndaj ishte e parashikueshme që asgjë e veçantë nuk do ndodhte”, tha politikani serb.

Lexo më shumë  Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak

Rruga Press

YouTube player