Lajme

Kurti nga zona e re ekonomike: Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi punësimi në vend

Kryeministri Albin Kurti, në inaugurimin e zonës ekonomike në Budrikë të Vitisë, ka thënë se të rinjtë do të kenë më shumë mundësi të reja për punësim në vend, se sa t’i kërkojnë ato jashtë vendit.

Kurti ka thënë se në këtë zonë ekonomike do të gëzojnë hapësirë rreth 30 biznese të Vitisë dhe rrethinës së saj.

“Të rinjtë tanë do të kenë më shumë mundësi të reja në vend, përpara se t’i kërkojnë ato jashtë vendit. E këtë hapësirë që po e inaugurojmë sot do ta gëzojnë së shpejti përmes thirrjeve publike rreth 30 biznese. Në tre vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin parqeve të reja industriale, përmes tyre po ofrojmë hapësirë shtesë për biznese dhe po nxisim edhe më shumë ndërmarrësin, parakushte këto për punësim, zhvillim e transformim”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje

Vlera e këtij investimi është 1.7 milionë euro.

Kurti ka deklaruar se parku do të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe rajonal. Sipas tij, hapësirë prej 16 hektarësh, do të shfrytëzohet nga bizneset që aty do të gëzojnë energji elektrike, ujë e internet dhe shërbime të tjera.

“Do të nxisë veprimtari prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar, do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe transformimit progresist të vendit tonë. Si dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve. Falë këtij Parku, ato të do të kursejnë deri në 30 për qind të investimit të tyre në total”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Bislimi për Planin e Rritjes së BE: Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se po mbështesin vazhdimisht bizneset për investime të qëndrueshme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se kjo zonë do të bëhet tërheqëse për investimet të përgjegjshme e nga diaspora.

Kurse, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se pret që ky Park të lulëzojë me biznese të reja.

Rruga Press

YouTube player