KryesoreLajme

Politikani serb nderoi Adem Jasharin, e bija rrëfen barbarizmin ndaj të atit: U dhunua nga shërbimet sekrete serbe! E kanë helmuar, s’mund të lëvizë (VIDEO)

Një ndjesë për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë i ka kushtuar shumë politikanit serb, Nikolla Sanduloviç i cili është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe. Ka qenë ndjesa e tij publike ndaj popullit të Kosovës dhe nderimit të komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit arsyeja e dhunës barbare të ushtruar ndaj tij. Rruga Press ka siguruar edhe pamje ku politikani serb shfaqet i dhunuar barbarisht nga shërbimet sekrete serbe.

Lajmin e bëri të ditur vajza e tij, Klara Sanduloviç e cila foli për median kroate “Slobodna Dalmacija” ku rrëfeu gjendjen e rënduar të babait të saj. Fillimisht, politikanit serb iu komunikua nga BIA serbe se do të merrej në pyetje dhe është mbajtur gjatë. Familja dhe bashkëpunëtorët e tij u shprehën se erdhi në shtëpi në gjendje të rënduar të enjten pasdite ndërsa dyshojnë se është paralizuar. Klara shprehet se dyshon se të atin ja kanë helmuar.

“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt.

Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq…. Mëngjesin e 4 janarit ajo po priste në spitalin në Beogradit, që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ishte ‘nën mbrojtjen e shërbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, pohon Klara Sanduloviç.

Lajmi u konfirmua dje edhe nga avokati i politikanit serb Çedomir Stojkoviç.

‘Sapo më informoi gruaja e Nikolla Sanduloviçit, e cila tha se në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 20:00, ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre, e dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë ndonjë njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë.’- tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sandulović është në prag të vdekjes. Ai ishte helmuar një herë, dy vjet më parë.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviqç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë. Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviçit dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor ndaj tij.

YouTube player