Bota

Politika në ZI/ Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli, ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në vendlindje, në moshën 65-vjeçare. Përfaqësuesi i Presidentit të Parlamentit Evropian, Roberto Cuillo ka bërë të ditur lajmin e trishtë. Sassoli ishte i shtruar në një spital në Aviano-s, të Italisë, aty ku dha dhe frymën e fundit.

“David Sassoli vdiq më 11 janar në orën 0:15 në qendrën onkologjike të Aviano-s, Itali, ku ishte i shtruar në spital” që nga fundi i dhjetorit, njoftoi përmes Tëitterit përfaqësuesi.

Lexo më shumë  Financimi i Kanye West - NY Times vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

BBC shkruan se ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Sassoli anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

Presidenti i PE u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Në shtator,  Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

Lexo më shumë  BE përkujton Srebrenicën: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve

Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të David Sassolit reagime të shumta ka patur nga figura politike.

Rruga Press

YouTube player