Lajme

Policisë së Kosovës brenda vitit pritet t’i bashkohen mbi 450 kadetë policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot 457 kadetë policor kanë nënshkruar kontratat për lidhje të marrëdhënies së punës me PK-në.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Policia e Kosovës, me rastin e përfundimit me sukses të procedurave testuese për kandidatët që i janë nënshtruar procesit të rekrutimit në konkursin e fundit për zyrtar policor, me datë 17 dhe 18 janar 2024 në katër grupe të ndara ka organizuar nënshkrimin e kontratave për lidhje të marrëdhënies së punës me Policinë e Kosovës për pozitën kadet policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rruga Press

YouTube player