Lajme

Policia vazhdon me shkeljen e ligjit dhe dhunimin e të drejtave të njeriut

Mëngjesin e ditës së sotme një numër shumë i madh i forcave të policisë shkuan në lagjen “5 Maji”, ku u futën dhunshëm nëpër shtëpi dhe nxorrën jashtë banorët e tyre, disa prej të cilëve i shoqëruan në rajone policore.

Nuk pati një dakordësi paraprake mes vendimit të Bashkisë së Tiranës dhe banorëve në lidhje me prishjen e këtyre ndërtesave, kjo për arsyen se Bashkia nuk ofron dëmshpërblim me çmim të tregut, por shumë më poshtë kësaj vlere.

Dhënia e lejes për prishjen e objekteve dhe ndërhyrja e policisë, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, u bënë duke shkelur këto ligje.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Nga gazetarët në terren morëm edhe një pamje ku duken punonjës të IKMT-së dhe efektivët e policiës që tentojnë të thyejnë derën e një shtëpie në mënyrë që të futen brenda. Pikërisht para syve tanë po shkilen me dy këmbë ligjet dhe të drejtat e njeriut.

Për këtë u shpreh edhe pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci si më poshtë:

Krim kundër njerëzimit, shkelje me çizme e të drejtave themelore… Më raportojnë që i zoti i shtëpisë quhet Klodian Laçi, vetë është arrestuar, gruaja ndodhet në spital, policia vazhdon krimin duke shkelur një pronë private pa asnjë të drejtë dhe Ligj. Shihni këto pamje, do të na vijë radha shumë shpejt.

Ndër të tjera, duhet edhe të theksojmë se është kundërligjore që efektivët e policisë të futen në një shtëpi private pa praninë e një banori të asaj prone.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Rruga Press

YouTube player