Lajme

Goditën policin/ Policia shpall në kërkim dy djemtë e Tom Doshit

Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpallur nga kërkim nga policia pasi kanë rrahur një punonjës policie në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ismail Qemali” ku fillimisht e dy djemtë e tij janë konfliktuar me një person. Pak minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa efektivë policie, të cilët sipas bluve të Tiranës kanë kërkuar sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por edhe pas kësaj, dy djemtë e ish-deputetit, Markos dhe James Doshi kanë filluar të godasin edhe policët duke iu shkaktuar dëmtime fizike.

Lexo më shumë  Kurti: Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro

Bashkë me ta ishte edhe një persona tjetër që është kapur nga policia, ndërsa Markos dhe James Doshi kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim.

Tashmë ata akuzohen për një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia njofton:

Shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *