Lajme

Policia sekuestron uniforma ushtarake dhe mjete pa leje në një operacion në veri të Mitrovicës

Në një shtëpi  të pabanuar njësitet e policisë gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:35, në Mitrovicë të veriut.

Lexo më shumë  A po ndikon Rusia te diplomacia perëndimore?

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.

“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi  të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Arrestohet një i dyshuar lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Po ashtu sipas raportit, në veri të Mitrovicës të mërkurën rreth orës 13:30 gjatë kontrollit në veturën e një personi të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një Sprey Anti Dog –Pfeffer Sprey.

Rruga Press

YouTube player