KryesoreLajme

Policia në Leposaviq zë mjete bujqësore duke u dërguar në Serbi

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën pas mesditës në fshatin Koshuticë të Leposaviqt, në dalje të Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë automjete të ndryshme në të cilat thuhet se kishte mjete bujqësore.

Në mes tjerash thuhet se kanë qenë 13 kultivatorë, 6 kositëse bari, 3 freza bujqësore, 200 shata për freza, një motosharrë dore, një moto-kultivator dhe një motoçikletë me katër rrota për fëmijë.

Lexo më shumë  Thirrja e Trumpit "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri", tani i ngjan thirrjes së Putinit "Ta bëjmë Perandorinë Sovjetike përsëri, edhe më të madhe"

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit – tentim’, përderisa rasti shkon për trajtim në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Policia ka njoftuar edhe për një rast tjetër ku në fshatin Metergovc të Podujevës, në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet metra kub dru të llojeve ahu dhe pishë. 

Lexo më shumë  30 familje në zonën e Ish-Kënetës në Durrës kërkojnë zgjidhje për strehim, protestojnë para Bashkisë

“Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Kontrabandë me mallra’, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rruga Press

YouTube player