KryesoreLajme

Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë ka ndarë 1.5 milion euro grante, kryesisht për bizneset prodhuese

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka njoftuar për shpalljen publike të skemës së granteve, me fokus kryesor në mbështetjen e bizneseve prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kjo skemë, siç ka thënë ai, synon gjithashtu të rrisë nivelin e eksportit dhe përfshin për herë të parë studentët në vitet e fundit të studimeve.

“Shpallja publike për skemën e granteve, është njëra prej aktiviteteve kryesore që ministria Zhvillimit Rajonal e ka në kuadër të objektivave të zhvillimit të përgjithshëm, mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër kategoria e granteve ndahet në tri pjesë apo në tri sektorë. Kemi të bëjmë me start -up-et apo bizneset e reja, projektet e individëve që aspirojnë hapjen e bizneseve me ide kreative të inovacionit, ndërmarrësisë, veçmas sektorit të prodhimit”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Sipas Tafarshikut, buxheti aktual prej mbi 1.5 milionë euro është i kufizuar krahasuar me kërkesën e bizneseve, por mund të rritet gjatë vitit.

Ai ka potencuar se afati i aplikimit, i cili nisi më 15 maj dhe përfundon më 5 qershor, është i thjeshtuar përmes platformës e-Kosova.

Risi për MZhR-në është është edhe thirrja për të përfituar edhe studentët që janë në vitet e fundit.

“Gjithashtu grante japim për bizneset ekzistuese që hyjnë në kategorinë e shërbimeve, si dhe shuma më e madhe e granteve i dedikohet bizneseve prodhuese që ndikojnë drejtpërsëdrejti edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Por gjithsesi edhe në ngritjen e nivelit të eksportit. Ajo çka është e re në këtë vit është që në kuadër të thirrjes për grante ju kemi dhënë mundësi aplikimi si start-up edhe studentëve të cilët janë në vitet e fundit në universitet që ministria e Zhvillimit Rajonal ka vetëm bashkëpunim. Do të thotë ka marrëveshje formale të bashkëpunimit, këtu hyn, universiteti i Ferizajt, universiteti i Gjilanit, universiteti i Gjakovës, universiteti i Prizrenit, Universiteti i Pejës, domethënë e gjithë kjo në kuadër të nxitjes apo zhvillimit të ideve kreative që mbizotëron te të rinjtë e veçmas te studentët të cilët kanë ide biznesi në fushën e ndërmarrësisë, në aspektin e vet kreativitetit dhe inovacionit”, ka thënë Tafarshiku.

Lexo më shumë  Rashiq: Beogradi bëri presione ndaj serbëve dhe përdori ‘inxhiniering zgjedhor’ në Kosovë

Zëvendësministri Tafarshiku treguar për sfidat me të cilat përballen, siç është buxheti i cili është i kufizuar në krahasim me kërkesën e bizneseve.

Rruga Press

YouTube player