Policia në 26-vjetorin e themelimit/ Sveçla: Pjesëtarët e Policisë e kanë për obligim që t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve të vendit
Policia e Kosovës po shënon 26 vjetorin e themelit t saj përmes aktiviteteve të ndryshme. Në këtë ditë të rëndësishme për institucionin më të besueshëm të sigurisë në vend aktivitetet kanë filluar nga sheshi Zahir Pajazit në kryeqytet.
Në ditëlindjen e 26 të Policisë, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, para fëmijëve të disa shkollave të Prishtinës, tha pjesëtarët e Policisë e kanë për obligim që t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se është institucion më i respektuar në Kosovën e pas luftës.
“Në këto 26 vite ne i kemi dhënë 26 heronj në luftë kundër krimit dhe integritetit territorial të Republikës”, tha Hoxha .
Ai tha se Kosova ka nevojë për fëmijë të shkolluar dhe të edukuar që t’i shërbejnë vendit.
Rruga Press

