Lajme

Policia me automjete të blinduara drejt Jarinjës, “dikush” po vjen nga Serbia

Policia e Kosovës ka dërguar automjete të blinduara në drejtim të pikës kufitare me Serbinë në Jarinjë.

Policia ka konfirmuar se dërgimi i njësive të Policisë në Jarinjë është bërë pas informacioneve se dikush mund të vijë prej Serbisë.

“Për arsye të sigurisë I kemi dërgu në kufi, I kemi disa informacione se mund të hyjë dikush nga Serbia. Për këtë e kemi dërguar policinë atje vetëm për shkaqe sigurie”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Rruga Press

YouTube player