KryesoreLajme

Policia me aksion në veri, Elshani: Po evidentohet prona e sekuestruar

Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey”.

I njëjti objekt është pronë e ish-zyrtarit të Listës serbe të sanksionuar nga SHBA, Millan Radoiçiq.

Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se Agjencia është duke bërë evidentimin e pronave të sekuestruara në veri.

“Agjencia është duke bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar në veri”, tha shkurt Elshani.

YouTube player