Lajme

Policia jep detaje rreth arrestimit të katër personave për manipulim me vota

Një qytetar i Gjilanit ka fotografuar votën e tij, por i njëjti pas shoqërimit në stacion policor është liruar ne procedurë të rregullt.

Zëdhënësi i Policisë në regjionin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se në mbulimin e shtatë komunave, ky stacion ka evidentuar vetëm këtë rast parregullsie.

“Përveç një rasti të fotografimit të votës, edhe këtu prokurori i shtetit menjëherë është kyç dhe ka urdhëruar që për momentin të mbetet vetëm me një shënim zyrtar, derisa të dihen detajet për qëllimin që e ka shtyrë për të fotografuar. Dhe në të gjitha pikat tjera në shtatë komuna tona është duke rrjedhur një proces jashtëzakonisht i qetë”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Hashani po ashtu ka folur edhe për rastin e djeshëm në Kllokot, ku dyshohet se katër persona janë përfshirë në shitblerje të votës.

Ai deklaron se prokurori i shtetit dhe hetuesit e Policisë e Kosovës janë duke hetuar këtë rast.

“Është raportuar një arrestim dhe ky ka ndodhur gjatë ditës së djeshme apo natës së mbrëmshme, ku katër persona në komunën e Kllokotit janë ndalur me vendim të prokurorit dhe ju ka caktuar masa e ndalimit 48 orë, pasi dyshohet se kanë manipuluar me vota dhe se provat materiale janë gjetur të një sasie të të hollave dhe disa fletëvotime që kanë qenë të gatshme për t’u përdorur për ditën e sotme”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *