Bota

Policia italiane konfiskon vizatimet e grabitura nga nazistët, të ofruara për shitje

Policia italiane ka gjetur dy vepra nga Giacomo Cavedones, që u plaçkitën nga nazistët nga vila e Arthur Feldmannit, një avokat hebre i cili vdiq nga një sulm në zemër në burg më 1941, pasi u arrestua dhe torturua.

Dy vizatimet e Cavedones (1577-1660) janë “Study of a Priest Holding a Book” dhe “A Study of the Standing Figure of a Young Soldier”. Ato janë në mesin e 750 vizatimeve të artistëve holandezë, italianë dhe francezë të shekujve XVI dhe XVII të vjedhura kur nazistët e dëbuan Feldmannin nga shtëpia e tij në Brno, Çekosllovaki, në marsin e vitit 1939.

Vizatimi u identifikua nga Zyra e Përpunimit të Kërkesave të Holokaustit në New York kur u ofrua për shitje në “Old Paintings Online”, me qendër në qytetin verior italian Salo. HCPO-ja lajmëroi karabinierët, të cilët i rikthyen veprat.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

“Kthimi i këtij vizatimi me ndihmën e Qeverisë italiane është shumë simbolik për ne”, ka thënë Uri Peled, nipi i Feldmannit. Peled ka thënë se babai i tij, djali i Feldmannit, u arratis në Palestinë nëpërmjet Triestes me një anije italiane.

“Po të mos ishin italianët, familja ime do të kishte vdekur në Auschwitz”, ka thënë ai. “Tani 80 vjet më vonë janë italianët ata që ua kthejnë këtë vepër arti trashëgimtarëve të Feldmannit”.

Fati i shumicës së veprave të koleksionit të Feldmannit nuk dihet, megjithëse Muzeu Provincial Moravian në Brno bleu 135 vizatime nga autoritetet gjermane. Këto u kthyen në familjen e Feldmannit nga Qeveria çeke në vitin 2003.

Lexo më shumë  Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%

Ndërsa katër vizatime përfunduan në koleksionin e Muzeut Britanik. Më 2005, Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se Muzeu Britanik nuk ishte i lejuar ligjërisht t’i kthente veprat sipas Aktit të Muzeut Britanik të vitit 1963.

Për shkak se Muzeut Britanik nuk iu lejua ligjërisht t’i kthente veprat, në vitin 2006 Paneli Këshillëdhënës për të drejtat e autorit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandoi se Qeveria duhej t’ua paguante një kompensim prej 175 mijë funtesh trashëgimtarëve të Feldmannit./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *