Policia i demanton raportimet: S’ka policë të arrestuar në aksionin e sotëm
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka demantuar raportimet se ka zyrtarë policorë apo ish zyrtarë të arrestuar në aksionin e sotëm policor lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika.
Hoxha tha se në mesin e personave që u prangosën është një ish pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“S’ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar. Është një person i arrestuar që ka qenë pjesëtar i FSK-së, pra ish pjesëtar”, tha Hoxha.
Rruga Press