KryesoreLajme

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë bërë të ditur se është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Policia e Kosovës është e autorizuar të bëjë vëzhgim parandalues të vendit publik, duke përdorë pajisje për incizime video-akustike.

“Si dhe pajisje fotografike për t’i vëzhguar vendet publike ku në të kaluarën shpesh janë kryer vepra penale, apo ku ka arsye të bazuar të besohet se vëzhgimi publik do ta zvogëlonte rrezikun nga kryerja e veprave penale dhe do ta përmirësonte sigurinë publike në të ardhmen, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Andaj, sipas njoftimit bëhet e ditur se bazuar në kompetencat e Policisë së Kosovës, aktiviteti që është duke u zhvilluar sot në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, i cili ligj përcakton qartë kushtet dhe masat që duhet të ndjekin autoritetet gjatë përpunimit të të dhënave personale.

“Policia e Kosovës është këshilluar me Agjencinë për Informim dhe Privatësi lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, dhe se këto të dhëna do të përpunohen për qëllime të qarta, të ligjshme dhe legjitime, duke garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve. Çdo veprim në këtë proces siguron një bazë të duhur ligjore dhe për këtë qëllim, vendosja e sistemit të vëzhgimit me kamerë në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është kryer në prezencë të inspektorëve të AIP-së”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player