KryesoreLajme

Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

Policia e Kosovës të premten (6 shtator) shënon 25-vjetorin e themelimit dhe për nder të kësaj dite do të organizojë disa aktivitete, të cilat do të fillojnë nga ora 11:00.

Në ceremoninë qendrore pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Lexo më shumë  Një kronologji e shkurtër bllokimi opozitar: Mars 2025 - Mars 2026

Në kuadër të drejtorive rajonale do të organizohet edhe “porta e hapur për qytetarë”, ku qytetarët kanë mundësi të vizitojnë rajonet/stacionet policore.

AGJENDA

Data: 06.09.2024

08:00-16:00 – porta e hapur – (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë),

11:00 – 13:00 – ceremonia qendrore – vendndodhja: hotel Emerald,

14:00 – 15:00 – aktivitete të tjera.

Lexo më shumë  Eksperti i sigurisë nga Instituti “Octopus”: Serbia kërcënon sërish, BE-ja duhet të reagojë
YouTube player