Lajme

Policia e Kosovës në Veri nga sot merr në menaxhim një pjesë të objektit të “Trepçës”

Personeli i Policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) në veri të Mitrovicës tashmë do të përdori një pjesë të ndërtesës së Trepçës.

Kjo kërkesë është aprovuar nga kryeshefi i Trepçës dhe nga sot Policia e veriut të Mitrovicës do ta ketë nën menaxhim.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Lexo më shumë  Ministri Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë – kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

“Në qershor të vitit 2024 kemi bërë kërkesë tek Kryeshefi i TREPÇA-s që Policisë së Kosovës respektivisht DRP Mitrovica Veri ti jepet në shfrytëzim edhe një pjesë e ndërtesës që është afër ndërtesës aktuale ku jemi tani.

Kjo është bërë me qëllim që personeli i Policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovica Veri të ketë më shumë hapësirë dhe kushte më të mira pune”, tha Elshani.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takoi fituesit e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit

Sipas Elshanit, kjo do të ndikojë në ofrimin kualitativ të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe do të lirojë nga pesha e punës Stacionin Policor Zveçan dhe Stacionin Policor në veri të Mitrovicës.

Rruga Press

YouTube player