KryesoreLajme

Kurti viziton një kompani prodhuese në Gjakovë: Në mandatin tjetër jemi zotuar për 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kompaninë “Rronifer” në Gjakovë, teksa thotë se ajo operon në një hapësirë prej 15 mijë metra katror dhe se kapaciteti prodhues i saj është 250 tonë metal në ditë, kurse eksporton 40% të saj jashtë vendit.

Kryeministir Kurti tha se Qeveria e Kosovës, çdoherë i ka qëndruar pranë prodhuesve, e për mandatin tjetër jemi zotuar për 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorë.

Lexo më shumë  Kurti kërcënohet me eliminim fizik nga organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut”

“Kompania “Rronifer” në Gjakovë, me veprimtari që nga viti 1989, sot operon në hapësirë prej 15 mijë metra katrorë, në të njëjtën hapësirë ku gjendej dikur “Metaliku”. Kapaciteti prodhues i “Rronifer” është 250 tonë metal në ditë, kurse eksporton 40% të saj jashtë vendit. Sot u pritëm në këtë fabrikë nga pronarët dhe disa nga 250 punëtorët e kësaj kompanie.

Si përfitues të masës 2.1 për subvencionimin e kredive investuese për blerje të makinerive dhe nga SuperPuna, kompania ka ndjerë mbështetjen e shtetit. Qeveria jonë i ka qëndruar pranë prodhuesve, e për mandatin tjetër jemi zotuar për 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorë, ashtu që prodhuesit të prodhojnë sa më shumë, të zvogëlohet deficiti tregtar e të punësohen sa më shumë të rinj.”, ka bërë të ditur Kurti në një postim në facebook.

Lexo më shumë  Haxhiu dekreton ligjet që u miratuan në seancat e fundit, përfshirë edhe të Bordit të Paqes

Rruga Press

YouTube player