Lajme

Policia e Kosovës mbështet gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook‘, Policia e Kosovës ka shkruar rreth përkrahjes dhe bashkëpunimit të Policisë si institucion ndaj mediave dhe gazetarëve në përgjithësi.

Policia e Kosovës ka uruar që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme.

”Duke njohur sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe mediat në realizimin e detyrave të tyre, Policia e Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, shpreh mbështetjen ndaj tyre dhe uron që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme dhe profesionale në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Ndër të tjerash, PK-ja ofron edhe ndihmën për mediat dhe gazetarët, në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit në mënyrë që të krijohet një ambient më i mirë dhe i sigurt.

”Si institucion i zbatimit të ligjit edhe në të kaluarën, por edhe tani jemi të përkushtuar në ofrimin e ndihmës në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit me mediat dhe gazetarët, në mënyre që të ju krijohet një ambient më i mirë dhe më i sigurt në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ndaj shoqërisë dhe vendit”, është shkruar në njoftimin e Policisë.

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Në përfundim, Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me mediat në kultivimin dhe avancimin e mëtejmë të lirisë së shtypit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *