Lajme

Policia e Kosovës konfirmon incidentet në Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, dyshohet për shkrepje armësh e shpërthime

Policia e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës.

Sipas Policisë, në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potokut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente dhe dyshohet për shkrepje armësh e shpërthime.

Lexo më shumë  Megatenderi 393 milionë euro për Portin/ Hapen zarfat e 5 ofertave, Salillari hyn me Jan De Nul

Policia ka njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, ndërsa raportohet se protestuesit kanë dëmtuar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore”- thuhet më tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Bogujevci në Prishtinë: Rinia, forca jonë e madhe, ju që votoni për herë të parë duhet të ua dëgjojmë zërin fuqishëm

Aty vazhdon të thuhet se Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *