Lajme

Policia e Kosovës gjen mjete ushtarake që lidhen me një të dyshuar për rastin Banjska

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur serish uniforma ushtarake, antiplumbë, karikatorë të armës së gjatë AK-47 me municion si dhe mjete tjera ushtarake. 

Ato dyshohet se i përkasin një peroni që është në kërkim për rastin “Banjska”.

“Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin ‘Banjska’”, thuhet në njoftim.

Mjetet ushtarake janë gjetur në një rimorkio të enjten në mëngjes. 

Lexo më shumë  Shqipëri–Kosovë, rikthehet kalimi pa kontrolle kufitare

“Më datën 18.09.2025  rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake”, thuhet në njoftimimin e Policisë.

Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim: 1 Uniformë ushtarake kamufluese, 5 karikator me 132 fishek të armës AK-47, 5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks, 4 pale pantallona ushtrak, 4 jakne ushtarake, 3 fotrolla të radiolidhjeve, 1 antiplumb, 2 rripa brezi ushtarak, 1 jelek taktik, 1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë dhe  1 dritë rrotative”, shtohet në njoftim.

Lexo më shumë  Vitia: Pagesë për specializantet lehona edhe gjatë muajve shtesë të specializimit

Ne vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra thuhet se i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

Rruga Press

YouTube player