Lajme

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Banjskë gjeti e sekuestroi 689 fishekë, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja dhe një karikator i AK-47

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Banjskë të Zveçanit, kanë gjetur dhe sekuestruar një flamur i shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm.

Policia bëri të ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka të arrestuar dhe janë duke u kryer hetime.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rruga Press

YouTube player