Lajme

Policia e Kosovës e gatshme për ditën e zgjedhjeve

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në takimin e sotëm ka shpalosur planin operativ për “Zgjedhjet lokale – 2021”, duke thënë se qëllimi i këtij urdhri operativ është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Plani parasheh implementimin e katër fazave operacionale, periudha parazgjedhore, siguria gjatë fushatës parazgjedhore, garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve, si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të materialit sensitiv deri në përfundim të procesit.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të policisë me KQZ-në dhe të institucioneve të tjera të angazhuara në këtë proces.

Përveç të tjerash janë paraparë masat e nevojshme rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zv/presidentin e MCC-së, e falënderon për grantin 200 milionësh për energji

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, gjithnjë duke zbatuar masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *