KryesoreLajme

Policia e Kosovës do ta ndihmojë atë të Shqipërisë në patrullime rrugore gjatë sezonit turistik

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, gjatë sezonit turistik 2025.

Në njoftimin e përbashkët thuhet se kjo është bërë në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova. 

Lexo më shumë  Plenkoviqi kritikon Serbinë në OKB për glorifikimin e Mlladiqit

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. 

Në njoftim thuhet se kjo është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

“Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva: Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet; Shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  SPAK reagon zyrtarisht për "arrestin" e shefes së SHISH

Shërbimet e përbashkëta të policimit rrugor nisin nga data 1 korrik 2025.

YouTube player