Lajme

Policia e Kosovës demanton shpifjen e rradhës nga mediat në Kosovë

Inspektoriati Policor i Kosovës ka reaguar mbi videon e publikuar sot në media të ndryshme, ku shihet një person i cili rrahet nga policia në Prizren.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në janar të vitit 2021 ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren” thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 17.01.2021 në Prizren..

“Lidhur me kërkesën e disa mediave referuar videos së publikuar dhe shkrimeve nder to si “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë rast të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara, dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policorë kanë qenë të suspenduar, kanë marrë masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre” thuhet në reagimin e Policisë.

Lexo më shumë  Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *