Lajme

Policia e Kosovës aksion në disa komuna në zonën e Dukagjinit, deri tani një zyrtar në pranga nën akuzën e korrupsionit

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur sot një aksion në disa komuna në zonën e Dukagjinit.

Përveç komunës së Pejës, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunën e Klinës dhe asaj të Istogut. Ky aksion po bëhet për shkak të dyshimeve të kryerjes së veprave penale për ndërtime pa leje.

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung

Ndërkaq në media është raportuar se deri tani është arrestuar një inspektor i Ndërtimit në Pejë.

Nga zyra e kryetarit të Klinës, kanë konfirmuar se aksioni është duke ndodhur në këto momente dhe janë informuar më parë.

Po është duke zhvilluar, janë duke e kërkuar një dosje lidhur me urbanizëm”, kanë deklaruar shkurt nga zyra e kryetarit të Klinës.

Policia është duke zhvilluar aksion edhe në Komunën e Istogut, e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: Bizneset e qytetarët përfitojnë nga tregu i përbashkët rajonal

Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Ademaj. I pyetur se a ka të arrestuar deri më tani Ademaj ka deklaruar se jo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *